Në formularin e regjistrimit do t’ju bëjmë pyetje për ju dhe familjen tuaj.
Ne i përdorim këto informacione vetëm për të përcaktuar se cili studim është i duhuri për njerëz si ju.
Për shembull, ne nuk do t’ju dërgojmë një pyetësor në lidhje me ushqimin e qenve përveç nëse keni një qen në familjen tuaj.
- Një anëtar i ri i BSS Shqipëri, në panelin në internet bëhet përmes faqes Antarësimi I ri.
- Çdo anëtar mund të ketë vetëm një llogari përdoruesi.
- Anëtarësimi në një panel në internet, nuk kërkon që me patjetër një anëtar të marrë pjesë në çdo studim në internet. I takon secilit anëtar të vendosë nëse ata duan të marrin pjesë apo jo.
- BSS Shqipëria on-line, herë pas here do t’i njoftojë anëtarët e saj përmes postës elektronike për të rejat më të fundit
Anëtari duhet ta ndryshojë vetë fjalëkalimin. Në rast se dikush i kërkon Anëtarit një emër përdoruesi dhe fjalëkalim, anëtari merr përsipër të mos i përgjigjet një kërkese të tillë dhe të njoftojë menjëherë BSS Shqipërinë për përpjekjet e tilla.
Anëtari merr përsipër të dalë nga faqja pasi të vizitojë faqet në internet të BSS Shqipëri në panelin në internet, pasi ekziston rreziku i keqpërdorimit të llogarisë nga personat që përdorin të njëjtin kompjuter.
Nëse keni ndonjë pyetje, mos ngurroni të na kontaktoni përmes formularit të kontaktit më poshtë dhe ne do t’ju kthehemi sa më shpejt që të jetë e mundur.